Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE më 1 korrik kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut planifikohen të hapen – dhe kush do të ndalohet.
Lista tashmë ka ngjallur polemika, pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara – vendi i prekur më keq në të gjithë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milion raste, nuk është në të.
Brazili dhe Rusia gjithashtu besohet se janë në listën e mos-hyrjes për shkak të përgjigjeve të tyre ndaj virusit.
Të enjten, zyrtarët evropianë nuk arritën të marrin një vendim mbi të cilin vendet do të ndalohen nga hyrja edhe pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, me një diplomat të BE-së duke i thënë Euronews se zyrtarët “nuk mund të arrijnë një marrëveshje” dhe se bisedimet do të vazhdojnë të premten.
Euronews ka marrë, nga burimet diplomatike të BE-së, listën e plotë të vendeve për të cilat do të hapen kufijtë e Evropës, dhe mund të konfirmojë që Brazili, Katar, Sh.B.A dhe Rusia nuk janë me të vërtetë në të.
Burimet gjithashtu hodhën në dyshim datën e rihapjes së kufijve të 1 korrikut, duke sugjeruar se marrëveshjet nuk do të vijnë me kohë.
Lista e plotë e vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Europë, sipas draft listës, është si më poshtë:
Qyteti i Vatikanit
Monaco
Mali i Zi
Andorra
Serbia
Bosnja dhe Hercegovina
Ukrainë
Shqipëri
Turqi
Kosovë
Republika Popullore Demokratike e Koresë
Turkmenistan
Vietnam
Kinë
Tajlandë
Myanmar
Mongoli
Japoni
Korea e jugut
Gjeorgji
Butan
Liban
Indonezi
Uzbekistan
Indi
Taxhikistan
Kazahstan
Palau
Zelandë e Re
Australi
Dominica
Bahamas
Shën Lucia
Uruguay
Xhamaika
Kubë
Guyana
Paraguaj
Venezuela
Nikaragua
Kosta Rika
Kanadë
Angolë
Tunizi
Namibia
Uganda
Mozambik
Mauritius
Zambia
Rwanda
Etiopi
Marok
Algjeri
Egjipt
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji