Edhe Korab Sejdiu ‘lobon’ për koalicionin LDK- VV

13:42 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, sot është takuar me lideri e LDK-së, Isa Mustafën dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmanin.

E Sejdiu ka thënë se tani është realizuar për të idenë për koalicion me VV-në, shkruan arbresh.info

“Thjesht pata një takim të frytshëm me kryetarin Isa Mustafa dhe kandidaten për Kryeministre Vjosa Osmanin. Ishte një veprim i vullnetit të mirë qe me e shty përpara një ide , bashkimin e të dy partive më të mëdha në vend, meqenëse po afrohet afati për dorëzimin e koalicioneve, dhe thjesht erdha me e ba një tentativë shtesë dhe në qoftë se muj me ndihmu shtyrjen e kësaj ideje përpara. Dhe këtë po e shoh si një formulë për të shtyrë vendin përpara”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka shtuar se nëse arrihet ky koalicion, shteti do të vendoset si prioritet.

“Unë besoj që LDK dhe LVV e vendosin shtetin si prioriteti pra të gjithave atëherë nuk besoj se ka ndonjë pengesë. Deri sot ne gjithmonë kemi pasur krijimin e qeverisë në ndarjen e posteve, dhe është hera e par qe pi krijohet një qeveri duke u bazuar në një çështje të vetme dhe arsye të vetme për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shtuar ai.

Ish-deputeti ka shtuar se ende nuk vendosur nëse do të kandidoj përsëri për deputet.

“Unë besoj që synimet e të dy partive janë parimore , do të thotë këto parti po duan të ballafaqohen me disa parti qe nuk jemi ballafaquar kohë me parë, dhe nuk është çështje e lëshimit pe , por është çështje e koordinimit dhe mënyrave se si do të arrihen këto qëllime në mënyre të përbashkët. Nuk kam menduar për veten, por po mendoj se cila është e mira për këtë vend , dhe nuk kam vendos ende se a do të vazhdojë të merrem rregullisht me politikë ,dhe a do të garojë si deputet”, ka shtuar Sejdiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme