Edhe këtë vit qytetarët e Kosovës pa sigurime shëndetësore

08:36 | 21 Janar 2019
Arbresh.info

Qytetarët e Kosovës edhe këtë vit nuk do të kenë sigurime shëndetësore, dhe sipas ekspertëve angazhimi në mbrojtjen e interesave të grupeve të vogla ka quar në zvarritjen e krejt këtij procesi.

Behxhet Shala, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka deklarura për portalin arbresh.info se duhet të zbatohet  Ligji për sigurime shëndetësore edhe pse është i kushtueshëm për shtetin.

“Ne si Këshill për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, para tre viteve patëm deklaruar se duhet të zbatohet Ligji për siguri shëndetësore, por dihet se ky ligj është i kushtueshëm për shetitin tonë”, ka thënë Shala, për Arbresh.info.

Imet Rrahmani, ish-ministër në Ministrinë e Shëndetësisë, është shprehur se kjo ministri e ka humbur fokusin e saj në momentin që ka pasur të finalizohet ky Ligj  deri në fillimin e mbledhjes së premiumeve është zvarritur implementimim i saj.

“Zvarritja e implementimit të Ligjit për sigurime shëndetësore është argument se Ministria e Shëndetësisë e ka humbur fokusin në këtë shtyllë të reformës në shëndetësi. Ka pasur përparime dhe patën mbetur edhe pak punë tē finalizohen deri në fillim të mbledhjes së premiumeve, por me mos angazhimin e tregur nga kjo qeveri procesi jo që nuk ka shkuar përpara por kemi kthim të madh mbrapa për t’mos thënë se ka ndodhur kthimi në pikën zero”, u shpreh Ish-Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahamani për arbresh.info.

Ai vlerëson se nuk ka pasur vizion të qartë për reformimin e këtij sektori dhe neglizhimi i qytetarëve është elementi determinus që ju ka bërë këtij procesi.

“Sigurisht që ndikimet nga jashtë dhe mos pasja e një vizionin të qart për reformimin e sektorit ka ndikuar shumë në dëmtimin e proceseve. Angazhimi në mbrojtjen e interesave të grupeve të vogla dhe neglizhimi i interesit të qytetarēve në implementimin e sigurimeve nga kjo qeverisje, ështē elementi determinus në dëmin e madh që ju ka bërë procesit”, u shpreh ish-ministri Rrahamani.

Ferid Agani, ish-ministër në Ministrinë e Shëndetësisë për arbresh.info, ka thënë se ka ekzistuar projekti mbështetës i Bankës Botërore për sigurimet shëndetësore, por është shkaktuar një vonesë e palejueshme në zbatimin e saj.

“Sigurimet shëndetësor është dashur më herët që të zbatohen, dhe për këtë ka ekzistuar edhe projekti mbështetës i Bankës Botërore, ku veçanërisht ishte i dedikuar për këtë qëllim për shkak të ndërprerjes së reformës së shërbimeve shëndetësore në vitin 2014. Edhe vetëprojekti i Bankës Botërore ka dështuar dhe është shkaktuar një vones e palejueshme në zbatimin e Sigurimeve Shëndetësore. ”

Ish-ministri, Ferid Agani vlerëson se sikur reforma të vazhdohej me dinamikën e cila është themeluar me miratimin  e Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore në vitin 2014, me siguri se ajo do të jetësohej shumë më shpejtë dhe se kjo zvarritje mund t’i konvenoj gjithkujtë, por jo qytetarëve të vendit.

Albatrit Matoshi, Këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili, ka deklaruar për arbresh.info, se në vitin 2019 do të bëjmë funksionalizimin e plotë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

“Nuk ka qenë e lehtë aspak që ta sjellim këtë proces në këtë pikë, pasi që edhe pse është premtuar për një kohë të gjatë, realisht puna në terren nuk ka qenë askund. Si përfundim, deri në fund të vitit 2019 do të bëjmë funksionalizimin e plotë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe nisjen e mbledhjes se premiumeve. Si hap i parë në këtë drejtim, deri në mesin e këtij viti, do të nisë edhe rimbursimi i barnave jashtëspitalore, si shërbim i parë i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, ka deklaruar Matoshi.

Zbatimi i Ligjit për sigurime shëndetësore do të shënojë një ngritje kualitative në kuptimin e përmirësimit të financimit të sektorit të shëndetësisë.

Ky ligj ka hyrë në fuqi nga janari i vitit 2015, por vetëm në buxhetin e këtij viti është arritur të ndahet buxhet për Fondin për Sigurime  Shëndetësore./E.Ballazhi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme