Punimet për autostradën drejt Dheut të Bardhë, që rrjedhimisht kalon nëpër Gjilan, nuk do të fillojnë këtë vit, pavarësisht premtimeve të Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, shkruan arbresh.info.
Njejtë do të ndodhë edhe me projektet e rrugëve drejtë Pejës dhe Mitrovicës.
Kështu paralajmëron Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke thënë se me përfundimin e projekteve ekzistuese infrastrukturore do të krijohet hapësirë për projektet e reja.
“Vitin e ardhshëm pritet të përfundojë autostrada në drejtim të Shkupit,” është shprehur ministri Hamza.
Sipas ministrit Hamza, ka nevojë për një dinamikë shumë më të përshpejtuar me fonde të pranueshme, të arsyeshme, brenda mundësisë reale buxhetore, shkruan arbresh.info.
“Rruga në drejtim të Pejës, rruga në drejtim të Mitrovicës dhe disa projekte tjera që realisht janë duke u stërzgjatur dhe po krijojnë kosto edhe për bizneset, por edhe vonesa për të gjithë njerëzit. Kur të përfundohen, krijohet edhe hapësirë edhe për projektet e reja,” deklaroi ministri Hamza.
Sipas udhëheqësit të deritanishëm të Misionit të FMN-së, Jacques Miniane, duhet të ruhen hapësirat e mjaftueshme në buxhetin e Kosovës për shpenzime prioritare në arsim, shëndetësi, në infrastrukturë.
“Shpenzimi në autostradën 6 do të jetë më i vogël këtë vit dhe kombinimi i një buxheti më të madh dhe me gjasë i një shpenzimi më të vogël këtë vit për rrugën 6, mund ta shtojë hapësirën në dispozicion për investime të reja kapitale,” është shprehur Minion, shkruan arbresh.info.
Projekti për autostradën drejtë Gjilanit është i kahmotshëm, dhe përkundër se kanë përfunduar të gjitha fazat për nisjen e realizimit të projektit, është shfrytëzuar gjithmonë në kohë fushatash elektorale për të tërhequr elektoratin përmes premtimit se do të fillojë ndërtimi i kësaj autostrade./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...