Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka ndarë disa pamje se si do të duken stadiumet në Pejë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.
Për këto katër stadiume, nga 19 milionë euro për Pejën e Ferizajn, ndërsa 13 milionë për Prizrenin dhe 5 milionë për Vushtrrinë, ku për stadiumin e Vushtrrisë komuna e ka hartuar projektin dhe bashkëfinancon stadiumin me 20 për qind.
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit. Peja e Ferizaj po bëhen me stadiume të reja, Prizreni e Vushtrria me rinovim total. Ka përfunduar hartimi i projekteve zbatuese për stadiumet e Pejës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë, ndërsa sot i kemi shpallur procedurat e prokurimit”, ka shkruar ai.
“Nga 19 milionë euro për Pejën e Ferizajn, 13 milionë për Prizrenin dhe pesë milionë për Vushtrrinë (për stadiumin e Vushtrrisë komuna ka hartuar projektin dhe bashkëfinancon rinovimin me 20 për qind)”, shtoi ai.
“Vazhdojmë me vendosmëri të plotë zbatimin e planit tonë pesë vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vend”, ka shkruar Çeku./Arbresh.info/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë