Kandidati për deputet i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli ka thënë se vullneti për ndryshim i qytetarëve do të jetësohet sot.
Ai ka thënë para mediave se beson që seanca e sotme për zgjedhjen e presidentit do të jetë e suksesshme.
“Besoj që do të jetë një seancë e suksesshme. Vullneti i qytetarëve për ndryshim do të jetësohet sot. Është vullnet i dy të tretat të deputetëve dhe besoj që nuk do të ketë problem sot. Ka pasur keqkuptime me disa deputet por janë zgjidhur. Besoj që sot do të kurorëzohet me sukses zgjedhja e presidentes”, ka deklaruar ai.
Avdyli ka folur edhe për raportimet për oferta me poste, derisa ka thënë se nuk ka rëndësi nëse komunitetet marrin poste, për shkak se ata janë përfaqësues të komuniteteve në vend.
“Nuk ka pasur biseda të tilla, ka pasur biseda të interesave të ndryshme të komuniteteve. Qeveria e re do të adresojë të gjitha kërkesat e komuniteteve. Nuk ka rëndësi çfarë poste marrin, edhe nëse marrinë shtë mirë sepse ata janë përfaqësues të komuniteteve”, ka shtuar ai.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës