Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar numrin e madh të zjarreve të shkaktuara në vend.
Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se edhe për djegien e qendrës tregtare sot në Gjakovë do t’i qëndroj afër pronarit, shkruan arbresh.info.
“Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Vivafresh” në Gjakovë. Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë”, ka shkruar ai.
I pari i Qeverisë ka falënderuar zjarrfikësit duke premtuar hapa adekuat për parandalimin e zjarreve.
“Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit. Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë”, ka përfunduar ai.
Lexo edhe: Policia jep detaje për zjarrin në qendrën tregtare në Gjakovë
Ndryshe për djegien e qendrës tregtare në Gjakovë ka reaguar edhe i pari i kësaj komune, Ardian Gjini.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se veç këtij rasti në dy ditët e fundit në komunën që ai udhëheq janë shkaktuar mbi 80 zjarre.
“Sot në Gjakovë ra zjarr në njërin ndër objektet e mëdha në qendër të qytetit, në qendrën tregëtare Viva Fresh. Edhe pse dëmet materiale duket se janë të mëdha, fat i mirë është se nuk ka pasur viktima në njerëz. Në ndërkohë, në komunën e Gjakovës në 36 orët e fundit janë shfaqur mbi 80 zjarre kryesisht në male dhe fusha”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Lexo edhe: Në Gjakovë për dy ditë mbi 80 zjarre
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA