Google ADS

Edhe Haradinaj reagon për zjarrin në katedralen “Notre Dame”

23:00 | 15 Prill 2019
Arbresh.info

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për zjarrin që përfshiu katedralen “Notre Dame” në Paris.

Haradinaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se është i trishtuar nga kjo ngjarje, shkruan arbresh.info.

“I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris!”, ka shkruar ai.

I pari I Qeverisë ka shkruar gjithashtu se kjo ngjarje ka prekur miliona njerëz.

“Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me Kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe!”, ka përfunduar Haradinaj.

Ndryshe pak minuta më parë për këtë ngjarje ka reaguar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Thaçi në një postim në facebook ka shkruar se është fatkeqësi botërore, shkruan arbresh.info.

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore”, ka shkruar ai.

Lexo edhe: Thaçi për djegien e katedrales Notre Dame : Fatkeqësi botërore

Kujtojmë që vitin që lamë pas në këtë katedrale është ngritur edhe flamuri I Kosovës./Arbresh.info/

Lexo edhe: Mediet serbe: Zoti dënoi katedralen “Notre Dame” pasi ngiti flamurin e Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme