Google ADS

Edhe Grenell reagon pasi MCC zhbllokoi fondet për Kosovën

20:22 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Pas heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, Kosova sot mori një lajm të mirë.

Sot, Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), ka mirëpritur shfuqizimin e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka njoftuar për rinisjen e zbatimit të programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë.

E ndaj këtij vendimi, ka reaguar edhe emisari special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell.

Ai në Twitter ka shpërndarë postimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u shpreh i gëzuar për vendimin e marrë sot nga MCC.

Ndër të tjera, Hoti shkroi se e mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e ndihmës për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, shkroi Hoti.

Richard Grenell, pas heqjes së reciprocitetit, pritet që të nis angazhimin e tij aktiv për rinisjen e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Kjo ishte konfirmuar edhe nga vet zyra e tij, sipas të cilëve Grenell do të fillojë angazhimet e tij për procesin e dialogut menjëherë pas heqjes së barrierave tregtare që po e pengojnë këtë proces.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme