Me vetura zyrtare në shtëpi, në makete e qendra tregtare, pushime brenda e jashtë vendit.
Raportimet për raste të tilla janë shtuar kohët e fundit në Kosovë.
Këtë po e praktikojnë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Gresa Caka-Nimani e cila mban pozitën e gjyqtares në këtë Institucion veturën zyrtare e shfrytëzon edhe për vajtje-ardhje në punë.
arbresh.info për disa ditë ka përcjell gjyqtaren teksa në pamje shihet se ajo e merr veturën në shtëpi, madje në një xhirim tjetër shihet teksa shkon në shtëpi pas pauzës.
Saktësisht të hënën e 27 janarit 2020 vetura zyrtare e gjyqtares, Gresa Caka-Nimani gjendej e parkuar para shtëpisë së saj në një nga lagjet luksoze të kryeqytetit. Vetura ka qëndruar aty edhe mbas orës 09:00, në kohën kur ajo do të duhej të ishte në punë.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar Veton Dula, drejtor i Zyrës për Komunikim dhe Informim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës
“Orari zyrtar i punës i të gjithë zyrtarëve dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është si edhe në çdo institucion tjetër shtetëror, nga ora 08:00 deri në 16:00”, ka thënë ai.
Por, veç saj një ditë më pas vetura zyrtare qëndronte e parkuar para shtëpisë së Caka-Nimanit në orën 13:30.
E përdorimi i veturave zyrtare në Gjykatën Kushtetuese është i rregulluar përmes një udhëzimi administrativ. Saktësisht me udhëzimin administrativ për përdorimin e automjeteve zyrtare të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Aty thuhet se veturat zyrtare të këtij Institucioni mund të përdoren edhe jashtë orarit të punës me aprovimin e kryetarit.
Saktësisht kryetari i Gjykatës, zëvendëskryetari i Gjykatës, gjyqtarët, sekretari i përgjithshëm, shefi i Kabinetit dhe këshilltarët Juridik përmes një vendimi të posaçëm mund t’i shfrytëzojnë veturat edhe për nevojat e tjera brenda dhe jashtë vendit.
“Personat e paraparë në nenin 2.1 dhe 2.2 I përdorin automjetet zyrtare për kryerjen e punëve që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tyre, për udhëtime zyrtare, për vajtje-ardhje në punë, si dhe raste të veçanta ose të arsyeshme edhe për nevojat e tjera brenda dhe jashtë vendit, me aprovimin e Kryetarit përcaktuar me vendim të posaçëm”, thuhet në udhëzimin administrativ.
E keqpërdorimin e veturave zyrtare në një intervistë dhënë për arbresh.info e komentuar edhe drejtori Ekzekutiv i Organizatës “Çohu”, Artan Demhasaj.
Ai ka thënë se keqpërdorimet e tilla ndikojnë drejtpërdrejtë në dëmtim të buxhetit publik.
“Gjithmonë ka ekzistuar kjo tendenca që kjo kategori e zyrtarëve të larët publikë kanë keqpërdorur resurset publike sidomos veturat zyrtare të cilat i kanë përdorur edhe për punë personale e kjo i bie një keqpërdorim që i bëhet buxhetit publik sepse të gjitha derivatet që përdoren për mbushje të veturave përdoren edhe për pune personale e kjo njëkohësit ndikon dhe në amortizim të veturave që këta i përdorin”, ka thënë ai.
Demhasaj ka shtuar se në rritje të numrit të keqpërdorueseve me vetura ka ndikuar mos ndëshkueshmëria.
Sipas Demhasaj, lejimi i veturave për shfrytëzim personal përmes udhëzimit administrativ është keqpërdorim i nivelit tjetër.
“Kjo është një keqpërdorim i nivelit tjetër që e kemi me vendim që vet Institucioni e nxjerr e që është keqpërdorim sepse po e përsërit veturat zyrtare janë të thirrura të kryejnë punë zyrtare e jo personale dhe nuk mundet në asnjë mënyrë që të lejohet nga askush nga asnjë Institucion që veturat zyrtare të përdoren për pune personale”, ka thënë ai.
I pari i Organizatës “Çohu” ka thënë gjithashtu se ky udhëzim duhet të zhbëhet ndërsa duhet të krijohet kultura për mos keqpërdorim të veturave zyrtare e as të resurseve publike.
“Ai udhëzim konsideroj se është i kundërligjshëm dhe është një lloj keqpërdorimi që i bëhet buxhetit të vendit dhe duhet të zhbëhet ai udhëzim e të krijohet kultura politike në vend që asnjë veturë e asnjë resurs publik dhe zyrtar nuk guxon të përdoret për punë private. Mund të lejohet që zyrtare të caktuar të përdorin veturën publike për vajtje ardhje, kaq por jo më tepër nuk lejohet që të përdoret për punë personale sepse e rrit koston e shpenzimeve që janë direk rritje e kostos së parasë publike dhe keqpërdorim të parasë publike”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...