Drejtori i Drejtorisë për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë pagesat shtesë për inspektorët sanitarë në këtë komunë, duke iu referuar vendimit që është marrë për shtesat në rrezikshmëri nga Covidi për policinë, inspektorët e AUK-ut, zjarrfikësit, mësimdhënësit, etj.
Hoxha ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se inspektorët sanitarë dhe inspektorët e tjerë të autorizuar në Komunën e Gjakovës tash e një vit janë duke mbikëqyrur zbatimin e masave anti-Covid 19, gjatë orarit të rregullt, pas orarit, vikendeve dhe festave pa u ndalur.
“Qeveria e Kosovës me vendimin e fundit ka dhënë shtesat për rrezikshmëri nga Covidi për policinë, inspektorët e AUK-ut, zjarrfikësit, mësimdhënësit, etj., por jo edhe për inspektorët sanitarë në Komunën e Gjakovës. Pra, në këtë rast po bëhet padrejtësi përderisa shumë sektorë të tjera janë kompensuar nga buxheti i Kosovës. Në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë për Punë Inspektuese shpreh shqetësimin lidhur me mosgatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për përfshirjen në këtë pako (për shtesat për rrezikshmëri nga Covid 19) edhe inspektorët sanitarë në Komunën e Gjakovës, të cilët çdo ditë ballafaqohen drejtpërdrejt me mundësinë e infektimit me Covid-19”, ka thënë Hoxha.
Ai ka theksuar se inspektorët sanitarë në Komunën e Gjakovës edhe përkundër faktit se nuk janë të përfshirë në pagesën shtesë për rrezikshmëri nga Covid-19, vazhdojnë me përpikëri në mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave, të cilat në thelb kanë mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19./arbresh.info/
Tahiri: Punëtorët komunal nuk janë kompensuar, s’e kemi prioritet inspektimin e masave
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...