Edhe Gana rishqyrton njohjen e Kosovës, vazhdon heshtja e diplomacisë kosovare

23:42 | 28 Maj 2018
Arbresh.info
Pas Burundit e Surinamit, edhe Gana po paralajmëron rishqyrtimin e njohjes së Kosovës. Kështu të paktën kanë raportuar mediat serbe, duke u thirrur në një takim që Kryetarja e Kuvendit në Serbi ka pasur me homologin serb.
Maja Gojkoviq, kryeparlamentarja serbe ka thënë se nga homologun ganez ka marrë zotime se do ta rishqyrtojnë pozicionin për Kosovën.

“Një pjesë e veçantë e diskutimeve ka qenë për negociatat tona me Kosovën. Ne biseduam në lidhje me pozicionin e Ghanës ndaj Kosovës, dhe u tha se kjo temë do të rishqyrtohet”, tha Gojkoviq, transmeton lajmi.net.

Kjo sipas mediave serbe është konfirmuar edhe nga kryetari i Parlamentit në Ganë, Aron Michael Okvaje.

“Ne jemi të interesuar për bashkëpunim. Me kryetaren e Parlamentit serb kemi folur për një çështje të rëndësishme të politikës së jashtme, dhe u zotova se me Parlamentin e Ghanës do të diskutojmë dhe do ta rishqyrtojmë pozicionin tonë”, tha Michael-Okvaje.

Në kohën kur shteti serb po vazhdon me lobimin kundër pavarësisë së Kosovës, diplomacia kosovare është në një heshtje totale.

Lajmet për rishqyrtimin e njohjeve për Kosovën, Ministria e Jashtme vazhdimisht i ka cilësuar si propaganda të mediave serbe.

Ndryshe Gana e ka njohur Kosovën në vitin 2012.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme