Numri i emisarëve specialë për Ballkanin perëndimor, ka mundësi që shumë shpejt të rritet.
Pas Bashkimit Evropian, SHBA-së, Gjermanisë e Britanisë së Madhe, edhe një tjetër ka mundësi që së shpejti të caktohet.
Burime ndërkombëtare kanë deklaruar për RTKlive se presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka mundësi që edhe ai të emërojë një emisar special për këtë rajon.
I njëjti ka mundësi që të caktohet muajin korrik, kohë kur edhe Franca përfundon me presidencën e radhës së BE-së.
Se kush do të jetë i emëruari, ende nuk është caktuar.
Sidoqoftë, me emërimin e tij ose të saj, numri i emisarëve të tillë për Ballkanin perëndimor do të shkonte në pesë.
RTKlive ka dërguar pyetje në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, për të konfirmuar edhe zyrtarisht një informacion të tillë.
Megjithatë, pavarësisht pritjes disa ditësh, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është kthyer përgjigje.
Aktualisht, emisar special për Ballklanin perëndimor ka caktuar bashkimi Evropian. Ai është Miroslav Lajçak i cili është i ngarkuar si ndërmjetës për dialogun Kosovë-Serbi.
Një të tillë kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është Gabriel Escobar.
Kohë më vonë, edhe Gjermania caktoi Manuel Sarrazin me të njëjtën detyrë kurse para tij, ishte Britania e Madhe që caktoi Stuart Peach.
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...