Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore, ku u mbyllen objekte të komunave paralele serbe.
Ai ka thënë se njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme.
Këto komente ambasadori francez i bëri në rrjetin “X”, ku tha se këto veprime nuk janë të mirëseardhura, shkruan Arbresh.info
“Veprimet që kanë ndikim të dëmshëm dhe pa dallim te pjesëtarët e një komuniteti, në këtë rast pjesëtarët e komunitetit serb, nuk janë të mirëseardhura. Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, shkroi ai.
Actions that have a detrimental and indiscriminate impact on members of a community, in this case members of the Serb community, are not welcome. Unilateralism doesn’t bring lasting solutions https://t.co/pXDG5MZ3vO
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) August 30, 2024
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri të Kosovës, ku ka mbyllur pesë objekte të komunave ilegale në veri të vendit.
Siç njofton policia, gjatë aksionit janë konfiskuar dokumentacione, pajisje teknologjike dhe dëshmi relevante që ndërlidhen me aktivitetet ilegale, të ushtruara nga strukturat ilegale në këto objekte, shkruan Arbresh.info
Po ashtu Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave policore në një operacion të ndarë në objekte përcjellëse të spitalit në Mitrovicë veri, gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar; një xhaketë ushtarake, një çantë krahu, disa fishek me rrethatore, dy thika dhe mbështjellës/këllëf të armës së gjuetisë.
LEXO EDHE:
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale