Të gjithë fëmijët në Republikën e Kosovës, pavarësisht moshës do të pajisen me letërnjoftime. Agjencia për Regjistrim Civil ka kërkuar plotësim- ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftime dhe është duke punuar në këtë koncept dokument. Dokumenti do të përdoret si kartelë shkollore, shëndetësore, bankare etj, ku qasje në këto të dhëna do të kenë institucionet përkatëse.
Agjencia për Regjistrim Civil ka kërkuar plotësim ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftim në dhjetor të vitit 2017 dhe ka filluar përgatitja e koncept dokumentit, ndërsa pritet që të aprovohet gjatë këtij muaji në Ministrinë e Punëve të Brendshme, më pas dërgohet në Qeveri.
Drejtoresha e Zyrës për Komunikim Publik në këtë Ministri, Roksana Qarri, tha për Radio Kosovën se synimi është që brenda këtij viti të bëhet plotësim-ndryshimi i ligjit si dhe do të fillohet me lëshimin e letërnjoftimeve për fëmijë.
“Ky dokument mund të përdoret për shërbime shëndetësore, në institucionet shëndetësore, në institucionet edukative arsimore, kopshte si dhe shkollat, si dhe më e rëndësishmja është që ky dokument mund të përdoret si dokument udhëtimi me ato shtete që kemi marrëveshje. Të gjithë fëmijëve pavarësisht moshës dhe kohës së lindjes mund të pajisjen me këtë letërnjoftim”, deklaroi Qarri.
Agron Sinani, i cili ka tre fëmijë, thotë se pajisja e tyre me letërnjoftime do t’i lehtësonte shumë procedurat burokratike nëpër institucione.
“Ne me herët kemi pasur libreza për shkollë e për Ambulanca. E tani shumë mirë që po bëhen këto letërnjoftime, sepse po na duhet që për kopshte e për shkolla me shku në Komunë me marrë ekstrakte. E me këto tash i kryejmë të gjitha shërbimet”, deklaroi Sinani
Agjencia për Regjistrim Civil ka kërkuar plotësim ndryshimin e Ligjit për Letërnjoftime dhe është duke punuar në koncept dokument. Me këtë ligj do të bëhet avancimi i menaxhimit të të dhënave elektronike dhe përfitimet do të jenë të mëdha. Theks i veçantë do të jenë fëmijët, të cilët do të pajisen me letërnjoftim që nga lindja. Procedura për pajisjen e fëmijëve me letërnjoftime do të bëhet sipas standardeve të ICAO, ashtu siç janë për pasaporta./rtk
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...