Google ADS

Edhe EULEX-i i vëmendshëm për trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi

10:15 | 9 Mars 2022
A Z

Edhe Misioni i Bashkimit Evropian pë Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), është duke e përcjellë gjendjen e sigurisë në Kosovë duke përfshirë edhe veriun.

“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përcjellë nga afër gjendjen e sigurisë në Kosovë, duke e përfshirë edhe në pjesën veriore. Njësia e Policore e Specializuar e EULEX-it, e cila përbëhet nga 105 policë polakë, kryen patrullime vëzhguese të përditshme në pjesën veriore të Kosovës”, thonë EULEX-i për portalin arbresh.info.

Sipas EULEX-it, pas policisë së Kosovës ata janë reaguesi i dytë i sigurisë në vend, ku pjesëtarët e EULEX-it marrin pjesë po ashtu edhe në stërvitjet për kontrollimin e turmave dhe trazirave.

“Përveç kësaj, duke e pasur parasysh faktin se Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë pas Policisë së Kosovës dhe përpara KFOR-it, pjesëtarët e saj marrin pjesë gjithashtu në stërvitjet për kontrollimin e turmave dhe trazirave së bashku me KFOR-in dhe  Policinë e Kosovës”.

Së fundi, EULEX-i dhe KFOR-i e kanë kryer stërvitjen “Joint Venture 22”, gjatë të cilës pjesëmarrësit patën mundësinë që t’i përforcojnë mekanizmat e tyre për bashkëpunim dhe koordinim, si dhe ta rrisin nivelin e gatishmërisë së tyre për të reaguar ndaj situatave të krizës në rast të angazhimit të tyre në jetën reale.

E sipas, KFOR-it situata në Kosovë është e qëndrueshme dhe KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në Kosovë dhe ka një qëndrim fleksibil në terren ku mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në sigurinë në vend. Misioni i tyre vazhdon të operojë me kordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën në Kosovë dhe ka një qëndrim fleksibël dhe të dukshëm në terren, i cili mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë. Misioni ynë vazhdon të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX)”, thonë KFOR-i për portalin arbresh.info.

Nevoja dhe angazhimi për më shumë vigjilencë sa i përket situatës së sigurisë është shtuar pas pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Derisa Kosova i është bashkuar aleatëve në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, fqinji verior, Serbia, ka refuzuar t’i vendos sanksione Rusisë. /Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

LEXO EDHE:

Gjasat e një skenari “Panda 2”| KFOR-i i vëmendshëm për trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi

 

Të ngjashme