Në mesin e 23 personave të arrestuar të premten në Prishtinë janë edhe sy serbë,
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, shkruan arbresh.info.
“Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar 23 persona të dyshuar 21 Shqiptar/Kosovar dhe dy Serb/Kosovar, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim, kanë kryer veprat penale të cekura më lart”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se janë konfiskuar edhe kamera, fletore e prova të tjera.
“Gjatë kontrollit në disa lokacione të ndryshme, si prova materiale janë konfiskuar: dy DVR të kamerave, dymbëdhjetë fletore si dhe disa gjësende të tjera. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, përfundon raporti i Policisë.
Ndryshe 23 personat janë arrestuar nën dyshimin e u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit prej 400 deri 1000 euro./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...