Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj për pesë të dyshuarit lidhur me vrasjen që ndodhi më 1 shtator në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Arbresh.info se masa e paraburgimit është vazhduar për Korab Gashin, Valdrin Ademin, Robert Llumincën, Salih Sekiraqen dhe Fatos Abazin.
“Me datë 29.11.2024, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll, S.S dhe F.A”, ka thënë Gashi.
Ajo ka shtuar se të pandehurve u është vazhduar paraburgimi për një periudhë prej dy muajsh
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se me datë 29.11.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A”, ka thënë Gashi.
Ajo ka shtuar se të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, për secilin./Arbresh.info
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...