Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin dy të dyshuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimin.
Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve B.Sh dhe M.Q, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 05.07.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit dy të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, tha Gashi.
Ndryshe, Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë arrestuar para katër jave nën dyshimin për spiunazh. Të njëjtit dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.
Ndërkohë, Policia e Kosovës kishte konfiskuar armë, municione dhe maska ushtarake gazi në dy lokacionet e ku u arrestuan këta dy të dyshuar në Ferizaj./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...