Google ADS

Edhe Dikoviqit i refuzohet viza

09:21 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Ambasada e SHBA-së në Beograd i ka refuzuar vizën Shefit të Shtabit të Përgjithshëm – Ljubisha Dikoviq.

Ata nuk kanë dashur t’i konfirmojnë pohimet për refuzimin e vizave, duke iu referuar Aktit të Emigracionit dhe Shtetësisë, që ndalon komentimin e rasteve individuale në lidhje me lëshimin e vizave, transmeton Klan Kosova.

Shkaku i mosdhënies së vizës këtij gjenerali serb është se ai mori pjesë në stërvitjen ushtarake “Zapad 2017”, gjatë vizitës së tij në Rusi dhe Bjellorusi nga data 14 shtator deri më 20 shtator në fushën e Luzhskit, raporton gazeta Danas./ Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme