Google ADS

Edhe Britania i reagon Serbisë: Nuk mund të lejojmë mosndëshkimin e krimeve të luftës së fundit në Kosovë

23:46 | 21 Tetor 2020
Arbresh.info

Pas Gjermanisë edhe Britania e Madhe ka reaguar ndaj Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për krimet e luftës së fundit në Kosovë.

Britania e Madhe tha se nxit marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë në trajtimin e krimeve historike, duke thënë se nuk mund të lejojnë që krimet e luftës të kryera në kohën e konfliktit të vitit 1999 të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Ne nxisim autoritet e Serbisë dhe Kosovës të punojmë së bashku në trajtimin të punojnë së bashku në trajtimin e këtyre krimeve historike”, shkruan faqja zyrtare në Twitter.

Britania e Madhe po ashtu tha se mirëpret dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Britania e Madhe qëndron e gatshme ta mbështes një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë që normalizon raportet në mes të shteteve. Ne e mirëpresim rinisjen e dialogut nga Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga Miroslav Lajçak”.

Ndërkaq, në fjalimin e sotëm në KS-OKB-së, ambasadori gjerman, Christoph Heusgen e kritikoi Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ai theksoi se fjalimi i Daçiqit dukej si “kopy paste” pasi që përfaqësuesit e Serbisë flasin shumë për krimet e shqiptarëve dhe kurrë nuk kanë dëgjuar për krimet e kryera kundër shqiptarëve në vitin 1998 dhe 1999, të tilla si, spastrimi etnik dhe dëbimin masiv./telegrafi

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme