Google ADS

Edhe Bill Clinton në Kosovë më 12 qershor

09:42 | 10 Qershor 2019
Arbresh.info

Në përvjetorin e 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO’s në Kosovë pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.

Në këtë përvjetor jubilar do të marrë pjesë edhe ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, njofton Klan Kosova.

”Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë”.

Gjatë vitit 1999 SHBA në krye me ish-Presidentin Bill Clinton kanë qenë protagonistët kryesorë në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Wesley Clark.

Përveç ish-Presidentit Clinton në ditën e çlirimit të Kosovës më 12 qershor pritet të jetë edhe ish-sekretarja e SHBA-së Madeline Albright.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme