Edhe Aziz Salihu nënshkruan peticionin për zgjedhje të reja

13:48 | 2 Qershor 2020
Arbresh Info

Lëvizja Vetëvendosje sot me fillim në ora 10:00 deri në 18:00 ,në  të gjitha qytetet e Kosovës, ka filluar organizimin e peticionit me kërkesën për zgjedhje të reja, raporton arbresh.info.

Ndërkaq edhe ish-boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, ishte njëri nga ata që e ka nënshkruar këtë peticion. Salihu në një prononcim të dhënë për arbresh.info u shpreh se ndjehet keq për rrëzimin e qeverisë.

”Sot ë nënshkrova drejtësinë. Po më vjen shumë keq për këtë çka ndodhi sot. Kemi pritur shumë prej kësaj qeverisje, por nuk po i lënë njerëzit e mirë që të na qeverisin. Po gëzohem shumë që edhe populli po bën çmos për të ndryshuar diçka. Shpresoj që kjo do të ketë ndikim.”/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/661404334709948/?eid=ARBbur4pVjj-eEE21qSkIe_LJ7guPZilzqTBmzMcNbab7wdRko4jluXN9A4sZdek5JpgOCj1iBi9HO-h

 

Të ngjashme