Google ADS

Edhe AAK-ja kërkon tërheqjen e Projektligjit për pagën minimale, dhe votimin e Trustit nga VV-ja

12:50 | 13 Qershor 2022
arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se si parti politike kërkojnë tërheqjen e Projektligjit për lartësinë e pagës minimale.

“Shpresoj që qeveria të reflektojë në këtë kërkesë dhe bie ndesh me ligjin bazik të veteranëve”, deklaroi Tahiri.

Sa i përket çështjes së Trustit, ai kërkoi që të enjten të reflektojnë edhe deputetët e shumicës.

“Është një gjendje kaotike në të cilën do të duhej të reflektonte edhe qeveria”, deklaroi Tahiri.

Ai përmendi edhe vonesat për procedimin e Ligjit për paga në sektorin publik.

“Gjendja është e jashtëzakonshme, ndërsa sjellja e qeverisë është e zakonshme. Kundërshtar i Albin Kurtit nuk është opozita, por qeverisja e tij e dobët”, tha Tahiri.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./arbresh.info/

PDK-ja kërkon tërheqjen e Projektligjit për pagën minimale, i bënë thirrje shumicës të votojnë Trustin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme