Google ADS

Edhe 7 mijë teste për koronavirus erdhën në Kosovë

15:27 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Rreth 7 mijë teste të reja që shërbejnë për të testuar pacientët që dyshohen se janë infektuar me coronavirus (COVID-19), kanë arritur në Kosovë.

Materialet tanimë janë në Kosovë dhe ato mund të shrytëzohen nga Instituti Kombëtar Shëndetësor Publik.

Në përgjigje thuhet se edhe pa këto teste, IKSHP ka pasur në dispozicion rreth një mijë teste, kurse me këto do t’i plotësonte nevojat.

“Ministria ka realizuar kontratën për furnizim emergjent për material laboratorik për testime në SARS-Cov 2 për Korona virus dhe nga kompania që e ka fituar tenderin jemi njoftuar se ajo prej sot ka filluar me liferimin e materialeve për testime me RT-PCR për Laboratorin e Mikrobiologjise Molekulare.

Pra, materialet janë në Kosove dhe ato mund të shfrytëzohen nga IKSHPK për të kryer testet e nevojshme në mostrat e dyshimta për Covid-19.

Edhe pa këto teste, IKSHP ka pasur në dispozicion rreth një mijë teste, kurse me këto do t’i plotësoj nevojat në këtë fazë të menaxhimit të situatës epidemiologjike me Covid 19 në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për indeksonline.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke tentuar që të siguroj edhe dy barëra, Rendecivir dhe Favir-Priravir, që kanë dhënë efekt të mirë gjatë trajtimit së coronavirusit.

Por, Naim Bardiqi, sekretar i përgjithshëm në MSH për IndeksOnline ka thënë se nuk kanë asgjë konkrete për kërkesat për furnizim, nga kompanitë prodhuese dhe nga Ambasada e Japonisë.

“Për remdesivir dhe favipiravir akoma nuk kemi asgjë konkrete nga kërkesat që kemi dërguar!”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme