Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe 7 ditë deri më 17 maj 2024, kur përfundon Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.
Sipas njofimit, regjistrimi do të jetë deri më 17 maj, ndërkaq ASK njofton gjatë ditëve në vazhdim, regjistruesi duhet t’ju kontaktojë për ta zhvilluar intervistën për regjistrim tek ata të cilët ende nuk e kanë kryer.
“Nëse nuk jeni kontaktuar deri më tani (nuk keni informatë se kush është regjistruesi/ja në zonën tuaj) luteni të kontaktoni komunën tuaj ose ASK-në”, thuhet në njoftim.
Në secilën komunë është ndarë një numër telefoni për kontakt tek: Regjistrimi i Popullsisë (ReKos) 2024 – Komunikimi me qytetarë, në linkun https://ask.rks-gov.net/ReKos/Announcements
ASK-ja u ka sugjeruar komunave që numrin kontaktues ta bëjnë publik për qytetarë.
Në rast se nuk merr ndonjë përgjigje nga komuna (pas disa tentimeve) qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në: Email: [email protected]
Tel: (+383) 038 200 31 129
Tel: (+383) 046 500 156 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500 151 (REKOS2024)
ASK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen deri më 17 maj 2024.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...