Fenomeni i ngarkimit të listave zgjedhore me personat e vdekur pritet të jetë më pak shqetësuese në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.
Pas zgjedhjeve nacionale që u mbajtën me 11 qershor, listat e votuesve kanë arritur të pastrohen edhe nga 4 mijë e 656 persona, ndërkaq për Zgjedhjet e 11 qershorit 2017 numri i personave të vdekur që janë larguar nga Lista Votuese ka qenë më shumë se 33 mijë.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se është arritur një progres në këtë drejtim duke hequr nga lista persona që për arsye të ndryshme nuk kanë pasur të drejtën e votës duke përfshirë edhe të vdekurit.
“Pas Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil kanë vazhduar punën në drejtim të përmirësimit të Listës Votuese. Në këtë drejtim kemi pasur rezultate pasi 4 mijë e 656 persona janë larguar nga Lista Votuese. Këta janë emra të personave të vdekur apo që kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës. Pjesa dërmuese e tyre janë persona të vdekur, të cilët janë larguar nga Lista Votuese me qëllim të pastrimit të saj”, ka thënë ai.
Elezi ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale bëhet në një kohë relativisht të afërt me zgjedhjet nacionale që u mbajtën me 11 qershor, ku përmirësimi i listave do të ndikoj edhe në cilësinë e listës së zgjedhjeve lokale.
“Duhet ta kemi parasysh një fakt se Zgjedhjet Lokale të tetorit mbahen në një kohë fare të afërt me ato parlamentare që u mbajtën në qershor, prandaj edhe përmirësimi i Listës Votuese për zgjedhjet e 11 qershorit ndikon domosdoshmërish në cilësinë e Listës Votuese për Zgjedhjet Lokale”, ka thënë Elezi.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...