Frashër Krasniqi zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak për dy muaj anëtarëve të Vetëvendosjes që akuzohen për sulm ndaj Kuvendit.
Vendimin e ka bërë të ditur vet Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sapo e pranova vendimin për vazhdim të arrestit shtëpiak edhe 2 muaj. Sa më shumë prova që po dalin për pafajësinë tonë, aq më shumë po zgjatet procesi; aq më shumë po konfirmohet shndërrimi i sistemit të drejtësisë në sistem të kriminalizuar që i shërben “Pronto”-s.
Jo edhe 2 muaj, por edhe 20 le t’i vazhdojnë. Të mbahesh nën arrest nga kriminelët, nënkupton që ua ke zënë rrugën atyre. E Lëvizja VETËVENDOSJE! po sulmohet kështu pikërisht ngase është alternativa e vetme ndaj kriminelëve.
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...