Nuk janë vetëm katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi, Faton Topalli, dhe Albulena Haxhiu që po përballen në gjykatë për gjuajtjen e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe pengim i personit zyrtarë në kryerjen e detyrës.
Listës së tyre do t’i shtohen edhe 11 deputetë të tjerë, të tri partive politike, ata të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma për Kosovë.
Kësaj liste nuk i kanë shpëtuar as ish-deputetët, të cilët tash kanë poste ministrore, apo edhe kryetar komune.
Lajmin për “Arbresh.info” e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Sipas saj, deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Besa Baftija, Shqipe Pantina, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Teuta Haxhiu, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputetët e AAK-së, tashmë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, si dhe deputeti i Nisma për Kosovë, Enver Hoti kanë lëndë në këtë gjykatë.
Sipas, Gashit, të gjithë këta deputetë kanë lëndë në Gjykatë sa i përket veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë në procedurë gjyqësore disa raste sa i përket deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për veprat penale nga neni 375 par.1 dhe nga neni 409 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është shprehur Gashi.
Ndërkohë, gjykimi i deputetëve të VV-së , Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës do të paraqiten të mërkurën e ardhshme sërish përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ndryshe, në dhjetor të vitit 2015, deputetët e opozitës në atë kohë, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, duke kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe Demarkacionin e Kufirit me Malin e zi, kanë hedhur gazë lotsjellës brenda sallës së kuvendit, duke pamundësuar kështu disa herë radhazi mbajtjen e seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info/ Gita Lushi
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës