Punimet në autostradën Tiranë -Durrës që synojnë të parandalojnë përmbytjet pritet të vijojnë edhe për 10 ditë të tjera, teksa trafiku i rënduar po krijon kosto për biznesët që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë, raporton Monitor.
Burimet pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar bënë me dije se afati për përfundimin e punimeve që synojnë të instalojnë tubacionet është dy javë.
Punimet kanë nisur me datën katër janar dhe nëse kushtet e motit do të jenë të favorshme do të përfunojnë pas 10 ditësh.
Për shkak të punimeve Autostrata Tiranë – Durrës në segmentin mbikalimin Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas është mbyllur plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.
Trafiku është zhvendosur për të gjitha mjetet në rrugën dytësore të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.
Dalja në rrugët dytësore është e mundur te Spitali Hygeia, QTU si dhe te kthesa e Domjes (ku është krijuar një rrugë aksesi e përkohshme).
Për shkak të kësaj situate kohëzgjatja e udhëtimit nga Tiranë në Vorë është plot dy orë, duke krijuar mjaft problematike në një zonë me aktivitet intesiv të biznesit.
Policica rrugore ka rekomanduar që përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe drejtim të Jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).
Autostrada Tiranë -Durrës është shndërruar në një grope të zezë për fondet publike. Rikontruksioni i vitit 2015 i cili kushtoi më shumë se 5 milionë euro për ndriçimin dhe palmat rezultoi difektoz për shkak të investimit të gabuar që solli përmbytje masive disa herë përgjatë aksit.
Inxhinierët e ndërtimit kanë pohuar se, zbukurimi me palma i aksit u bë duke cënuar aspektin inxhinerik të objektit, pasi për shkak të tyre kanalet e kullimit u ngushtuan duke krijuar kështu përmbytje, të aksit të cilat nuk kishin ndodhur më parë.
Për shkak se nuk i përballuan kushteve klimetarike palmat u zëvëndësuan një vit më parë me pisha të zeza, teksa qeveria ka autorizuar një ndërhyrje të re për eleminimin e përmbytjeve që do të kushtojnë së paku 300 mijë euro.
Nga ana tjetër qeveria shqiptare ka shpalluar planin për të ndërtuar këtë nëpërmjet një konscensioni PPP ku kosto fillestare është rreth 380 milionë euro.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...