E zhdukur nga nëntori, policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Arianita Gajtanit

10:18 | 14 Janar 2025
K.B

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e Arianita Gajtanit nga Lipjani, e cila është zhdukur që nga 20 nëntori i vitit të kaluar.

Policia njofton se kërkimet policore janë duke vazhduar, por pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit është kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët, shkruan Arbresh.info

Policia apelon që të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192.

Njoftimi plotë:

Me datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm