E zë rryma një person në Vushtrri, dërgohet në QKUK

09:10 | 28 Gusht 2023
E.H

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në Vushtrri.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.

“Vushtrri  27.08.2023-08:30.  Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme