Pas therjes vdekjeprurëse me thikë qe ndodhi në orët e vona të së shtunës së javës së kaluar në Vjenë, policia është në kërkim të një personi të dyshuar si vrasës. Ky person, sipas përshkrimit të policisë është një shtetas kosovar i moshës 38 vjeçare, shkruan agjencia austriake e lajmeve APA. Ndërsa personi i therur është një serb 37 vjeçar, pronar i një lokali, transmeton albinfo.ch. Veç pronarit të përmendur, në natën fatale ishte sulmuar edhe shoqëruesi i tij, i cili kishte pësuar lëndime të rënda.
Shkak për këtë sulm thuhet të ketë qenë një kompliment që 37 vjeçari ia kishte bërë gruas që ishte në shoqëri të të dyshuarit: “çfarë çmendie, në këtë orë të vonshme të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, kishte thirrur ai nga ana tjetër e rrugës.
Por kjo thirrje e kishte provokuar shoqëruesin e saj. “Eja këndej”, i kishte thënë ai dhe i kishte drejtuar sharje të rënda me konotacion homofob dhe seksual.
37 vjeçari dhe shoqëruesi i tij 28 vjeçar kishte dalë matanë dhe ia kishte kthyer sharjet, përcjell albinfo.ch. Pastaj i dyshuari ka nxjerrë thikën dhe ka lënduar me të fillimisht 28 vjeçarin e pastaj e kishte goditur disa herë me thikë në afërsi të kafenesë së tij 37 vjeçarin. Pas kësaj i dyshuari për vrasje së bashku me shoqëruesen e tij kishin ikur nga vendi i ngjarjes.
37 vjeçari ka vdekur më vonë në spital.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...