Një 26 vjeçar u mbyt me thikë në vendin e tij të punës në një lokal në Ferizaj mbrëmjen e së shtunës. I ndjeri Elvedin Ibrahimi kishte pasur edhe më parë zënka me dy sulmuesit.
Elvedin Ibrahimi, i cili punonte si sigurim në këtë lokal në Ferizaj, u plagos për vdekje nga të dyshuarit D.SH, 29 vjeçar dhe nga M.M, 22 vjeçar. E gjatë së dielës familja e tij po prisnin njerëz të cilit vinin për ngushëllime.
Ata nuk ishin në gjendje të flasin për motivet e kësaj ngjarjeje. Mirëpo disa qytetarë prapa kamerave, thanë se dy palët e përfshira, kanë qenë në konflikt prej vitesh. Ata treguan se mbrëmja e së premtes ishte shumë trishtuese. Madje sipas tyre edhe Elvedini e kishte plagosur vrasësin e tij, kohë më parë.
Këtë e konfirmon edhe pronari i lokalit ku Elvedini u vra. Fahri Bega thotë se kjo nuk është hera e parë që punëtori i tyre ishte sulmuar nga po të njëjtit persona.
“Ai ka qenë sigurim është punëtor i joni i kontaktuar ka kontrate, në orar të punës, është rasti i dytë që të njëjtit persona vijnë e sulmojnë .. është Gjykata e Prokuroria në rastin e parë çka ka ndodhe qysh ka vepru ata nuk kanë marrë masa ata kanë qenë të lirë prapë kanë ardhë e kanë sulmu”, raporton t7.
Pronari i lokalit tha se nuk po punonin për shkak që kishin ditë zie. Sipas tij Elvedini ishte një djalë shumë i sjellshëm me të gjithë.
Bega tha se ishte ankuar në prokurori edhe para një viti kur Elvedini ishte sulmuar në vend të punës. Krahas kësaj ai u shpreh se nuk ishte ndërmarrë asgjë.
Se këta dy persona kanë pasur probleme edhe më parë, e konfirmon edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajit Nuk i kemi te dhënat pasi qe deklaratat personat janë ende te lënduar por edhe prej dëshmitareve dyshohet se te njëjtin kane pasur mosmarrëveshje edhe para një kohe te shkurtër janë takuar mbrëmë dhe ka filluar prape përleshja..
Ibrahimi u varros në orën 16:00, gjatë ditës së shtunë, ndërsa Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rast.
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...