Google ADS

E ulur afër Princit William, Osmani merr pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize

17:14 | 7 Nëntor 2023
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë global, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti.

Osmani ka publikuar fotografi nga kjo ceremoni, ku shihet e ulur afër Princit William.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani është zotuar se “së bashku, ne mund të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme për brezin e ri”

“Isha e nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë frymëzuese globale, e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti ynë, duke angazhuar potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Të ngjashme