Google ADS

E tmerrshme: Pamje të fëmijëve të helmuar në Siri, pas bombardimit me armë kimike (VIDEO+18)

13:53 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Të paktën 70 persona janë vrarë, përfshirë 11 fëmijë në veri të Sirisë, pasi u ekspozuar ndaj një gazi toksik të hedhur nga  avionët, shkruan theguardian, transmeton Arbresh.

Civilët kanë vdekur nga mbytja dhe pasojat e helmimit në Kan Sheikun, qytetin në veriperëndim të provincës Idleb.

Pasi të lënduarit u transportuan në spital, atë e goditi një raketë dhe e shkatërroi një pjesë të spitalit.

Sipas medieve atje, të paktën edhe 100 persona janë duke u trajtuar në spitalet në provincën Idlib, ndërsa dhjetëra të tjerë u transferuan në Turqi, në gjendje kritike.

Raportohet se bombat janë lëshuar nga avionë luftarakë, ndoshta rusë apo të regjimit të Assadit. Goditën qytetin e Khan sheikhun, që është ende nën kontrollin e rebelëve.

Donald Trump denoncoi masakrën si një akt të “urryer”, duke thënë se “nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar”. Por ai gjithashtu vuri një pjesë të përgjegjësisë për Barack Obama, duke thënë në një deklaratë se sulmi ishte “pasojë e dobësisë dhe pavendosmëri e administratës së kaluar”.

Ndërsa, BE dhe Turqia kanë akuzuar Assadin për sulmin. Franca ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë të OKB. “Këto veprime të urryera të Bashar al Assadit janë pasoja të dobësisë dhe pasigurisë së administratës së kaluar”, ka akuzuar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Videoja e publikuar në youtube, tregon tmerrin dhe pasojat që kanë shkaktuar raketat me gaz toksik/Arbresh.info

01a6bdb670064030ba0e6b062815eae6

9762ec52ac0e4cdca33b4ff2340adb8b-780x498

3275

napad-gasom-u-siriji-620x350

https://www.youtube.com/watch?v=Fc7_qzAiJRA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme