E tmerrshme/ Një grua në Fushë Kosovë dëmton tri vetura me çekan

12:09 | 8 Gusht 2024
R J

Sot në Fushë Kosovë, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Një grua, e cila dyshohet të ketë probleme mendore, ka thyer xhamat e veturave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas informacioneve, arsyeja e këtij veprimi vandal është ndonjë problem me parkimin e keq të veturave.

Pas këtij incidenti, dy persona kanë ndërhyrë për të ndaluar gruan dhe kanë arritur t’i heqin nga duar mjetin e fortë që përdorte.

Vlera e dëmit të shkaktuar është mjaft e madhe./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme