E TMERRSHME: Ngacmoi seksualisht motrën e tij dhe rrah gruan, arrestohet i dyshuari

10:40 | 16 Qershor 2020
L G

Një rast i rrallë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Një person ka ngacmuar seksualisht motrën e tij të mitur.

I dyshuari nuk e ka lënë me kaq.

Pasi ka ngacmuar motrën e tij, ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, shkruan arbresh.info.

Gruaja e tij, pas sulmit është detyruar të marrë trajtim mjekësor, ndërsa motra është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 16:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër Kosovar, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme