Pas raportimit të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kryesuesi i komisionit Faton Topalli tha se takimi i sotëm hyn në mbledhjet e rregullta të takimit me drejtorin e AKI-së dhe tregoi se në takim u diskutua kryesisht për gjendjen e sigurisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Sipas raporteve të drejtorit gjendja e sigurisë në Kosovë është bukur stabile, ka tendenca të stabilizimit të gjendjes, por AKI sa i takon si agjenci ka informuar presidentin, kryeministrin dhe është në bashkëpunim me strukturat tjera të shtetit që merret me çështjen e sigurisë”, njoftoi Topalli.
Ai përmendi edhe deportimin e shtetasve turq dhe tha se janë duke u marr gjithë mekanizmat me shkeljet që janë bërë në këtë proces.
“Lidhur me detyrat dhe kompetencat që ka AKI ka shkelje, por me ketë çështje janë duke u marrë mekanizma të tjerë të shtetit dhe presim brenda një kohe të shkurtër të kemi rezultat”, tha ai.
Topalli tha se ka tendenca për të destabilizuar vendin dhe këto tendenca vijnë nga shteti fqinjë, Serbia.
“Informacionet për përpjekjet e destabilizimit të gjendjes në Kosovë janë publike, veprimet e shtetit të Serbisë janë për të destabilizuar gjendjen në Kosovë. AKI-ja ka detyrë të raportoj tek kryeministri dhe kryetari i vendit po ashtu edhe komisionit, tendencat e tilla të Serbisë janë të dukshme edhe për publikun dhe vendin”, shtoi ai.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...