Google ADS

E therin me thikë 17 vjeçarin në autobus

19:01 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Në orët e mbrëmjes është plagosur një 17-vjeçar me thikë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet gjersa viktima ishte në autobus, shkruan portali arbresh.info

Incidentin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo thotë se person i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, kurse autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 17:00 është raportuar një rast Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, tha ajo për arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme