E sulmon një qytetar dhe publikon videon, arrestohet 20-vjeçari

21:51 | 25 Tetor 2022
E.H

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se e ka rrahur një tjetër, duke publikuar edhe videon e sulmit në rrjete sociale.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari është një 20 vjeçar.

“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për veprat sulm dhe ngacmim. F. I, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale. Rasti në polici është denoncuar më datën 24.10.2022”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme