Google ADS

E sulmoi në punëtorinë e tij, arrestohet një person në Shtime

10:16 | 13 Gusht 2024
A B

Është arrestuar një person në Shtime i cili kanosi një person tjetër në punëtorinë e tij.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se personi me një shkop druri ka dëmtuar dyert dhe xhamat e një furgoni që ishte i parkuar aty.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ka qenë duke punuar në punëtorinë e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka ndaluar veturën dhe me një shkop druri i ka dëmtuar dyert dhe xhamat e furgonit që ishte i parkuar para punëtorisë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme