Google ADS

E shqetëson përmes telefonit, istogasi e denoncon në polici

10:24 | 18 Gusht 2022
E.H

Një person në Istog ka njoftuar policinë se një grua po e shqetëson përmes telefonit, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, e dyshuara është intervistuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Istog 17.08.2022 – 11:54. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është përcjellur dhe shqetësuar përmes telefonit nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme