E shkaktoi aksidentin dhe iku nga vendi i ngjarjes, policia jep detajet

17:08 | 13 Mars 2022
A. B.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:20, në rrugën “UÇK”në Prishtinë.

Në redaksinë e arbresh.info lexues të portalit kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku po shihet një veturë e tipit ‘Smart’ e cila ka hyrë në lokal.

E Policia e Kosovës për portalin arbresh.info ka dhënë detaje nga ky aksident.

“Sot rreth orës 15:20, në rrugën “UÇK”në Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra prej të cilave është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit për shkak të shqetësimit i është ofruar ndihmë një personi dhe poashtu janë shkaktuar dëme materiale edhe në dy lokale, ku është përplasë vetura e aksidentuar. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse.”-tha zëdhënësja për informim Flora Ahmeti. /arbresh.info/

lexo edhe:

Aksident trafiku te “Plepat”, vetura futet në lokal

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme