Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit J.R, i cili pas një mosmarrëveshje ka fyer dhe rrahur një grua, e cilat është nga plagët e marra është dërguar për tretman mjekësor.
“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.R. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), shkruan arbresh.info.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 1 tetor 2021 në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarën E.B. me dashje dhe me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor përdorë forcë ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që përderisa e dëmtuara kishte qenë duke shkuar për në shtëpi, pa asnjë paralajmërim i pandehuri i del në rrugë ku fillimisht e fyen me fjalë më banale, e pastaj e godet me grushta dhe shkelma në fytyrë dhe në të gjitha pjesët e trupit, ku si pasoje e këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore, për te cilat posedon raporte mjekësore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...