Një 21-vjeçar ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti me veturë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Mësohet se tashmë i ndjeri është Met Istrefi.
Në media janë publikuar edhe pamjet nga aksidenti.
Një 21-vjeçar ka humbur jetën si pasoj e një aksidenti me veturë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Policia e Kosovës njofton se aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22;00 dhe viktima fillimisht kishte pësuar lëndime të rënda ndërsa rreth orës sot pas mesnatës ka ndërruar jetë në Emergjencën e QKUK-së, përcjell Arbresh.info
“Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranauar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore”, thuhet në njoftim.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën”, njofton policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Arbresh.info
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...