Pas diplomimit në njërin nga top universitetet e Britanisë së Madhe, mes gëzimit dhe lehtësimit, e vetmja pyetje që i sillej në kokë Sevit në ato momente ishte pikërisht: “Çka tash?“ Diplomimi në Westminster ishte vetëm një pjesë e rrugëtimit të ferizajases Sevi Hasani, shkruan albinfo.ch.
Shkollën fillore dhe të mesme e kryen në Ferizaj, e më pas synon Universitetin e Prishtinës për të studiuar ekonominë. Edhe përkundër përgatitjes së saj ndër vite dhe punës në provim pranues, çuditërisht ajo nuk e gjen emrin e saj në mesin e studentëve të pranuar në Fakultetin Ekonomik. Për shumë të rinj kjo është një situatë shumë dëshpëruese, por jo edhe për Sevin. Përkundrazi, ajo motivohet edhe më shumë.
Pa humbur kohë, merr rrugën për në Londër, fillimisht ndjek një kolegj dyvjeçar, ku e merr edhe bazën kryesore për të studiuar tutje. Në vitin 2011 regjistrohet në drejtimin Ekonomi Biznesi pranë Westminster University në Londër, përderisa me suksese të larta diplomon më 2014, duke marrë titullin Bachelor.
Nga Anglia, në Zvicër
Si një e re me diplomë nga një universitet me famë, edhe Sevi Hasani, si shumë të tjerë, tash kishte edhe pengesën tjetër, pra gjetjen e një vendi pune. Pasi që zhvendoset për një kohë në Zvicër, fillon aplikimin për punë në kompani që i përgjigjen profilit të saj.
“STOXX”, që është një kompani globale në ofrimin e indexeve, ishte një ndër caqet e Sevit. Por edhe pse në mungesë përvoje refuzohet, ajo insiston që të paktën t`i japin një rast dhe ta intervistojnë. Pas një interviste maratonike, e fiton fillimisht një praktikë 3 mujore, e cila shndërrohet më vonë në një vend pune me kontratë.
Gjatë dy vjetëve punë në STOXX (që tani është në pronësi të Deutsche Börse), Sevi bën aty punë të ndryshme si testuese dhe analiste e Indexit, e po ashtu edhe testuese e shumë platformave tjera të STOXX, duke akumuluar kështu një përvojë shume të çmueshme.
UBS dhe më tutje
Banka UBS, më e madhja në Zvicër dhe ndër më të mëdhatë në botë, ishte sfida e saj e radhës. Me dëshirën për të fituar përvojë në sferën bankare, ajo emërohet menaxhere e testeve (Test Manager), një përgjegjësi shumë e madhe kjo, pasi kishte të bënte me projekte gjigante.
Sfidat që kishte në UBS, nuk ishin të pakta, duke shtuar këtu edhe atë që shpesh shihej pak më ndryshe vetëm pse ishte femër e re, apo edhe e huaj. Por përballja me këto vetëm sa i jepte një shtysë më të madhe vullnetit të saj për të arritur më shumë. Kështu Sevi më pas kalon si menaxhere në menaxhim të pasurisë, një detyrë kjo edhe më sfiduese, punë të cilën e bëri për rreth një vit e gjysmë.
E lodhur paksa nga angazhimi i tepërt në UBS, ku pothuajse i mungonte jeta private, ajo vendos të ndërrojë vendin e punës. Dhe, stacioni i radhës është kompania SIX Group. SIX Group, është kompani publike zvicerane që ofron shërbime financiare, e cila në mbarë Zvicrën ka bi 4000 të punësuar. Duke qenë se kishtë përvojë në një fushë të tillë, Sevi emërohet drejtpërdrejt si specialiste. Në këtë cilësi ajo bën testime të platformave të ndryshme tregtare, apo edhe testime të tatimeve, gjatë shitblerjes së aksioneve.
/albinfo.ch/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...