Google ADS

E quajti parim të shëndoshë, “tërheqja” e Kurtit nga reciprociteti

08:08 | 17 Prill 2021
S D

Tha se do të jetë një prej vëndimeve të para që do të marrë, por Kryeministri Albin Kurti duket se ka harruar premtimin e fushatës, për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë.

Njohësit e rrethanave politike në vend besojnë se Kurti është “tërhequr” nga ky premtim, pasi thonë se ishtë bërë vetëm për çështje elektorale.
Analisti, Fatmir Sheholli vlerëson se Albin Kurti nuk do të hyjë në një aventurë të tillë pa konsultë më SHBA-në.

“Çështja e reciprocitetit ndaj Serbisë është bërë temë vetëm për konsum të brendshëm. Nuk besoj që Kurti do të hyjë në aventurë të re pa konsultime me SHBA-të dhe Unionin Evropian”, shprehet Sheholli.

Për analistin Shkodran Ramadani kjo mund të jetë një lojë e Kurtit për fushat elektorale.

“Mendoj se në fund do të heq dorë nga kjo dhe do të vazhdoj negociatat me Serbinë. Zoti Kurti është një politikan që parapëlqen lojërat e tilla, por nuk përjashtohet mundësia që kjo ka qenë një politikë e ideuar nga ai për fushatë zgjedhore”.

Është zëdhënësi i Qeveris së Kurtit, Përparim Kryeziu, që thotë se për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, askush nuk duhet të ndihet i kërcënuar.

“S’ka një datë për këtë ende”, është shprehur Kryeziu.

Ndryshe në një nga daljet e Kryeministrit Albin Kurtit, pati deklaruar se vendosja se reciprocitetit do të jetë çështje ditësh ose javësh, kurrsesi muajsh.

“Reciprociteti është më thellë se plan sepse është parim. Pra, ka një dimension normativ dhe derivon nga koncepti i barazisë, është parim i shëndosh i marrëdhënieve ndërkombëtare. Reciprociteti është gjëja më e zakonshme e një shteti. Është çështje ditësh ose javësh, kurrsesi muajsh. Është njëra prej gjërave të para që do të bëjë”, pati premtuar Kurti.

Që kur Kurti ka ardhur në pushtet ka mbajtur gjashtë mbledhje të Qeverisë, por nga një numër i madh i vendimesh në asnjë nga mbledhjet çështja e reciprocitetit ndaj Serbisë nuk ka qenë temë e diskutimit.

Kujtojmë se vite më parë kur në krye të ekzekutivit ishte Ramush Haradinaj, reciprociteti me Serbinë ishte bërë shkas i ndërprerjes së dialogut Kosovë-Serbi./V.Selimi/arbresh.info/

KLIKO KËTU:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme