Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka reaguar ndaj profesorit Blerim Latifi i cili e quajti atë analfabete.
“O Blerim, a je ti si analist i pari në tv çdo ditë, për çka në listën kandiduese për deputet ke qenë i fundit.
Dhe ndoshta krej i din, por nuk e din si është me qenë deputet dhe te mbrosh qendrimin tënd i cili si duket të mungon!
Une ty nuk të njoh, të gjithë ata që nuk të kanë votuar kanë qenë të sigurtë që nuk je për politikë për këtë në këtë muaj të shenjët të Ramazanit po të fal!”, ka shkruar Balje.
“Një deputete e caktume që për mendimin tim mundohet të përfitojë. Shiko unë 5 vite kam punuar në Kuvend dhe shumicën aty i njoh në mendime. Dua të jem tërësisht i qartë. Në pikëpamjen time Dua Balje është një analfabete. Politike edhe juridike në kuptimin e plotë të fjalës. Por kjo është tjetër çështje”, ka thënë Latifi. /arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...