Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar të premten nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Babai i ish komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës, Jahjai, edhe pas dënimit të të birit të tij me 26 vite burgim nga Gjykata Speciale, ka vendosur të qëndrojë i fortë.
Por ai se mohon dot dhimbjen që ka.
“Boll vështirë na erdh, boll shtirë, neve si prindë e tanve, këtyne të rinjve, bile këta shumë shumë janë mërzitë, po s’kemi çka me ba. Na s’e kemi pritë këta. 26 vjet me u dënu pa ba kurgjë hiç”, ka deklaruar ai.
Duke e kundërshtuar vendimin e Gjykatës, Mustafa beson në pafajësinë e “Calit” dhe të gjithë UÇK-së.
E lotët nuk i mban dot derisa flet për padrejtësinë që po u bëhet në Hagë.
“Unë jam i bindur që s’ka ba kurgjë, e për qata apet po m’forcon. Me pas qenë në dijeni që ka ba diçka, ajo u kanë ma ndryshe”,
Ai rrëfen herën e fundit që ka biseduar me të birin e tij.
“Për herë të fundit, dje në ora 12:00, më ka thirr edhe veç më ka vetë qysh je, kurgjë tjetër send. Veç m’ka thanë qysh je agi, edhe u ndërpre. Send t’Zotit s’na lejshin me fol. Veç më vetke qysh je, tek je. Edhe unë e vetsha qysh je, thojke ti e di qysh o burgu. Veç qëta ma thojke. E ke përjetu edhe ti”, ka deklaruar babai i Salih Mustafës për T7.
E Mustafa ka vetëm një mesazh për të.
“Bënu burrë i fortë, e qëndro”.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...